Disa gatime tradicionale shqiptare ;Byreku me qumesht dhe veze,Tave kosi me qofte,Gjizanik
GATIME TRADICIONALE SHQIPTARE Byrek me Qumësht dhe Veze Byreku është një ushqim tradicional i vendeve të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë. Ballkani njihet ndryshe si Vendi i Gjakut dhe Mjaltit, por me dashurinë e madhe që njerëzit e kësaj zone kanë për gatimet me brumë, pa frikë mund të shtojmë edhe Vendi i Byrekut. Byreku është huazuar nga recetat e Perandorisë Osmane dhe variante të ngjashme ose të ndryshme të tij mund të gjenden në çdo cep të këtij rajoni. E bukura e byrekut është se çdo vend i Ballkanit i jep këtij gatimi nuanca të rëndësishme të traditës vendase. I tillë është rasti i Shqipërisë që gatimin e byrekut e ka përvetësuar dhe përditësuar mrekullisht. Byreku është një nga ato gatime që nuk të zhgënjen kurrë. Atë mund ta hash në çdo kohë të ditës dhe në çdo vend. Të shumtë janë ata që e nisin ditën me një copë byrek. Alternativat jan...